INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si do të jetë moti për ditët në vazhdim

Ja si do të jetë moti për ditët në vazhdim

Publikuar më: 18:36 15-02-2018

Dita e sotme ka sjell diellin e munguar prej javesh dhe Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se në ditët me shi kanë mbaruar dhe se në ditët në vijim temperaturat do të rriten.

RESHJET
Sot pasdite (e enjte, dt.15) nuk priten reshje, me përjashtim të qarkut të Korçës ku reshjet do të jenë lokalisht të dobëta. Nesër (e premte, dt.16) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në zonat malore priten reshje dëbore në 500m mbi nivelin e detit (në jug-lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).
(shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

TEMPERATURAT
Nesër (e premte, dt.16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 3 / 14
në vendet e ulëta: 1 / 12
në vendet malore: -4 / 6 °C.

ERA
Sot (e enjte, dt.15) dhe nesër (e premte, dt.16) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet.

LUMENJTË:

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin nuk paraqesin rrezik.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

Article Logic
Execution time: 0.0036070346832275