Astrologët besojnë se eklipset janë një shenjë lajmëruese për ndryshim.
Gjatë një eklipsi ne përgatitemi të ecim përpara dhe madje të marrim vendime për të cilat kemi hezituar më parë. Muaji Shkurt do të ketë dy eklipse; eklipsin e hënës së plotë këtë të shtunë dhe eklipsin e hënës së re më datë 26 Shkurt, duke na dhënë kështu mundësinë e ndryshimeve të mëdha në jetën tonë.
Katër shenjat e horoskopit që do të ndjejnë më shumë efektin e eklipseve janë Luani, Ujori , Virgjëresha dhe Peshqit. Por cilado shënja juajm do të ndikoheni prej tyre. Ja se si:
DASHI
Eklipsi i hënës së plotë: ky eklips do ju sjellë ndjenja të forta lidhur me një fëmijë (tuajin apo të dikujt tjetër), një romance apo një projekti artistik. Gjithashtu, përpiquni të gjeni një balancë mes njerëzve (sidomos miqve të ngushtë) dhe ajo çfarë kërkojnë nga ju dhe nga ana tjetër, çfarë kërkoni ju prej tyre.
Eklipsi i hënës së re: nëse ndiheni të stresuar, eklipsi do ju ndihmojë të gjeni relaksin. Mos lejoni ankthin t’ju mposhtë.
DEMI
Eklipsi i hënës së plotë: do të jeni në një luftë mes hapësirës tuaj personale dhe familjes si dhe çfarë duhet të përmbushni në punën tuaj. Eklipsi do ju detyrë të përballeni me këtë.
Eklipsi i hënës së re: kjo kështë koha e duhur për të bërë disa ndryshime në jetën tuaj private dhe të qartësoni qëllimet tuaja.
BINJAKËT
Eklipsi i hënës së plotë: mund të ndiheni të pakënaqur me situatën e momentit; ku doni të jeni dhe ku ndodheni realisht. Megjithatë punoni fort për momentin aty ku ndodheni dhe mos ëndërroni se do jetë më bukur diku tjetër.
Eklipsi i hënës së re: Ky eklips do ju japë një ndihmë të madhe në aspektin profesional dhe do të arrini rezultatet e kërkuara.
GAFORRJA
Eklipsi i hënës së plotë: një ndryshim I madh lidhur me paratë do të ndodhë në gjashtë muajt e ardhshëm. Nëse keni punuar fort këto kohë do të vlerësoheni siç duhet.
Eklipsi i hënës së re: çdo gjë që ka lidhje me udhëtimet, aventurat, studimet dhe njohjet e duhura do të nisë nga moment I 26 shkurtit. Përgatituni!
LUANI
Eklipsi i hënës së plotë: ky eklips tek Luani është një mesazh i rëndësishëm i cili ju paralajmëron se ka ardhur koha të bëni një ndryshim të madh në tjetën tuaj. Si fillim mos e ktheni kokën pas nga e kaluara.
Eklipsi i hënës së re: ndryshime të mëdha në dashuri apo karierë do të nisin prej kësaj date. Bëni kujdes!
VIRGJËRESHA
Eklipsi i hënës së plotë: si gjithmonë, jeni duke ndihmuar të gjithë deri në atë pikë sa keni filluar të ndiheni të lodhur. Ka ardhur koha të fokusoheni tek punët tuaja dhe gjithashtu tek paqja shpirtërore.
Eklipsi i hënës së re: duhet të keni kujdes me lidhjen tuaj sentimentale pasi është një periudhë mjaft delikate.
PESHORJA
Eklipsi i hënës së plotë: ky eklips mund të sjellë problem me miqtë apo në lidhjen tuaj. Nëse gjërat nuk po shkojnë mirë, ka ardhur koha të largoheni prej tyre.
Eklipsi i hënës së re: rutina juaj e përditshme do të ndryshojë nga ky moment. Kushtojini rëndësi shëndetit fizik.
AKREPI
Eklipsi i hënës së plotë: ka ardhur koha të nisni projekte të reja. Mbase do ishte moment i duhur për të lënë punën dhe të merreni me dicka më kreative.
Eklipsi i hënës së re: ka ardhur koha të relaksoheni. Duke qënë se punoni kaq shumë, ju nevojitet!
SHIGJETARI
Eklipsi i hënës së plotë: do të jeni nën-presion. Ka ardhur koha t’i vini gjërat në vijë. Nisni që tani!
Eklipsi i hënës së re: ju duhet të punoni fort për të arritur qëllimet tuaja. Aventurat lerini për në verë.
BRICJAPI
Eklipsi i hënës së plotë: largohuni nga shpërqëndrimet dhe kushtojini pak më shumë punës pasi kanë për të ardhur vetëm të mira prej saj. Gjithashtu do keni një mungesë të marrëdhënieve seksuale…
Eklipsi i hënës së re:…të cilat do i rikuperoni gjashtë muajt e ardhshëm. Keni kaq shumë për të parë dhe për të bërë!
UJORI
Eklipsi i hënës së plotë: ka ardhur koha të largoheni nga lidhja juaj dhe të gjeni dikë tjetër në momentin që shikoni se gjërat nuk po shkojnë edhe aq mirë. Nëse jeni singëll, shumë shpejt do të gjeni dikë.
Eklipsi i hënës së re: ky eklips do ju ndihmojë në planin financiar. Mjaft u ankuat!
PESHQIT
Eklipsi i hënës së plotë: të kaloni kohë jashtë pasi sipas jush është mëse e nevojshme në këto momente, është një ide e mirë, por bëni kujdes me alkoolin këtë periudhë. Kujtohuni që keni përgjegjësi në këtë jetë.
Eklipsi i hënës së re: Ka ardhur koha për një ndryshim ose më saktë ridekorim. Pastroni shtëpinë, bëjeni hapësirën tuaj të zyrës më të këndshme. Me një fjalë angazhohuni në diçka krujese.