Dy nga vajzat e familjes Istrefi, po përjetojnë një periudhë të suksesshme në karrierë.
Nëse nuk do të flitet për njërën, atëherë me siguri do të flitet për tjetrën. Këtë herë, është Nora Istrefi ajo që na zbulon disa detaje nga projekti i saj më i ri. Pas suksesit me “Sa t’kom dasht”, këngëtarja ka nisur xhirimet e videoklipit të saj më të ri. Ky projekt është një produksion i Entermedia dhe e sjell Norën ndryshe, në zhanrin reggeaton.
Stil i veçantë dhe një frymë e ngjashme me atë të hitit “BonBon”; janë këto detajet e para të këngës së Norës.