INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si duhet të jetë partneri ideal sipas shenjës së horoskopit

Ja si duhet të jetë partneri ideal sipas shenjës së horoskopit

Publikuar më: 20:53 17-02-2017

Me siguri një pjesë e madhe e jona nuk e vrasin mendjen se çfarë thotë horoskopi për jetën tonë. Por të jemi të sinqertë, dashuria është shumë e komplikuar dhe gjithmonë na duhet pak ndihmë. Astrologia Jessica Adams është pikërisht kjo ndihmë që na duhet, dhe do të na udhëzojë në udhëtimin tonë për të gjetur personalitetin ideal që partneri ynë duhet të ketë, gjithmonë duke u bazuar te shenja e horoskopit.

Dashi    
Juve ju duhet dikush që është gati dhe i gatshëm të ju japë gjithë mbështetjen e mundshme që ju të arrini suksesin. Si njerëz shumë punëtorë që jeni, ju duhet dikush të ua bëjë të ditur se duhet edhe pak pushim, jo vetëm punë punë, për të arritur qëllimet tuaja.

Demi                    
Duke qenë se ju jepni gjithmonë 100% në çdo gjë që bëni, ju nuk keni kohë për dikë që nuk përqëndron të gjithë energjitë e tij në një projekt ose në marrëdhënien tuaj. Ju keni nevojë për dikë i cili është në gjendje t’ju tregojë se sa vleni për të.

Binjakët                              
Në të gjitha fushat e jetës tuaj, ekuilibri është i domosdoshëm. Ju keni një përsonalitet të paqëndrueshëm por i cili është i adaptueshëm me të gjithë personat. Dhe pikërisht kur ndjeni që nuk përputheni me diçka, ju mund të kërkoni ndihmë te partneri që do shërbejë si ekulibër.

Gaforrja                              
Emocionet janë pjesë e rëndësishme e qenies suaj. Ato janë forca që i jep formë ditës tuaj, që kur zgjoheni e deri kur të vendosi prapë kokën në jastëk. Ju meritoni dikë që kupton se emocionet tuaja janë të natyrshme, dhe nuk ka asgjë negative te këto emocione.

Luani                    
Ju doni të jeni gjithmonë në qendër të vëmendjes. Kjo ndodh se ju keni aftësitë e duhura për të përballuar çdo audencë. Do të ishte mirë të gjenit dikë që mund të përputhet me karizmën tuaj.

Virgjëresha                        
Besnikëria mbi çdo gjë tjetër. Çdo person në jetën tuaj duhet të jetë po aq besnik sa jeni ju. Sidomos ai me të cilin doni të kaloni jetën.

Peshorja                             
Gjërat e vërteta dhe të bukura janë të rëndësishme për ju. Do të ishte e përkryer nëse do të gjenit dikë që ka vlera të ngjashme me ju. Në veçanti shikoni për dikë që beson se marrëdhënia juaj ka nevojë për pak ekuilibër.

Akrepi  
Partneri ideal do të ishte dikush që ndihet i mbrojtur nga ju, dikush që nuk ka shpirtin e autoritarizmit, dhe dikush që është shumë i duruar kur ju acaroheni.

Shigjetari                            
Pa dyshimin më të vogël, partneri juaj duhet t’ju përqafojë spontanisht. Ata duhet të jenë të pavarur ashtu si ju, dhe të ndihet mirë kur ju jeni bashkë. Nuk duhet t’ju thotë asnjëherë jo.

Bricjapi                
Edhe pse ju jeni pesimist për dashurinë, kjo nuk duhet t’iu ndalojë të gjeni dikë që jep më të mirën për ju. Ata duhet të jenë të qëndrueshën, në mënyrë që ju të mbështeteni te ta për çdo gjë.

Ujori                     
Ju duhet të kërkoni dikë që është po aq i orientuar sa ju vetë jetë. Duhet të gjeni dikë që ju dhuron dashuri dhe mbështejte, si dhe dikë që pëlqen të bëjë të njejtat gjëra me ty në kohën e lirë. Nuk është e nevojshme të keni shoqëri të përbashkët.

Peshqit                
Nëse gjeni dikë që do t’ju mbajë me këmbë në tokë, lidhja juaj do të ishte perfekte për të dy. Kurt hemi me këmbë në tokë, nuk do të thotë që ajo të jetë e mërzitshme. Ju duhet dikush po aq kreativ sa ju. 

Article Logic
Execution time: 0.0037381649017334