Të jetë Ilda fatësjellëse për ekipin në këtë ndeshje?
Ndeshja Shqipëri-Itali do të luhet ditën e sotme në stadiumin “Renzo Barbera”. Ekipi ynë është nisur drej Italisë mbrëmjen e djeshme, të cilët po pregatiten për ndeshjen që do luhet sot. Së bashku me ekipin kanë qenë edhe gazetarë, ndër to Ilda Bejleri. Gazetarja sportive është gjithmonë e gatshme kur vjen puna për të përcjellë detaje para dhe pas ndeshjes. Ajo ka përcjellë atmosferën në të cilën ndodhet ekipi gjatë udhëtimit dhe më pas. Nga videot shikojmë atmosferën e këndshme nën tingujt e këngës “ Kuq e Zi”, të kënduar nga Florit dhe Elvana. Edhe vetë Ilda duket mjaft e entuziazmuar për këtë ndeshje, prandaj shpresojmë që të kenë sa më shumë fat.