Ajo mori çmimin e Ikonës së Fashion nga Këshilli i Stilistëve të Fashion të Amerikës.
Dhe vajza e ditëlindjes Beyonce bëri që të gjithë të kthenin kokën për të parë vetëm atë në festivalin Made In America. Diva e muzikës, e cila dje mbushi 36 vjeç, po e merr veten jashtëzakonisht shumë shpejt, aq sa që tani duket në formë fantastike. Kujtojmë se vetëm dy muaj më parë ajo solli në jetë binjakët Rumi dhe Sir, por forma e saj fizike bën të duket sikur ka linduar shumë muaj më parë. Beyonce iu rikthye menjëherë palestrës sapo mundi, dhe duhet thënë që rezultatet janë më shumë se të dukshme.