Disa specialistë nga Kosova kanë restauruar shtëpinë e ish –kryeministrit, Berisha në Viçidol. Vetë Berisha kishte premtuar restaurimin e kullës, që u përdor për strehimin e luftëtarëve të UÇK –së. Në vitin 1999 kulla u shndërrua në bazë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me lejen e Berishës, që në atë kohë ishte në opozitë.
Berisha, në ato vite deklaroi se kulla u godit nga predha të ushtrisë serbe, që e dëmtuan atë. Në këtë kullë tashmë të restauruar plotësisht lindi Sali Berisha dhe jetoi deri në moshën 14 –vjeçare.