INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si duket Heidi Klum në një takim romantik me 29 vjeçarin Vito Schnabel

Ja si duket Heidi Klum në një takim romantik me 29 vjeçarin Vito Schnabel

Publikuar më: 14:40 19-04-2016

Ajo është mësuar të demonstrojë nëpër pasarela , veshjet e stilistëve më të mëdhenj në botë.

Por Heidi Klum është e aftë ta bëjë edhe largimin nga restoranti të duket një çështje fashion-i. Modelja 42 vjeçare ka treguar këmbët "vrasëse" me një minifund të zi lëkure teksa kishte dalë për një darkë romantike me të dashurin 29 vjeçar, Vito Schnabel.

Mamaja e 4 fëmijëve dukej mahnitëse me këmbët e tonifikuara në ngjyrë të bronxtë ndërsa partneri i saj, dukej këndshëm veshur me një këmishë të bardhë. Çifti ka shijuar një darkë romantike në një restorant italian dhe dukej i lumtur dhe i relaksuar ndërsa ishin drejtuar më pas për në shtëpi. Por po aq e lumtur Heidi duket edhe sa i përket anës profesionale. Ylli i pasarelave ka shfaqur së fundi figurën e mrekullueshme prej modeleje në reklamat për linjën e saj të fundit të veshjeve intime “ Heidi Klum intimates”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036718845367432