Kjo video tregon fare qartë se si aeroplanët rusë Su-34 arrijnë të bombardojnë objektivat me saktësi të pabesueshme, aq sa mund të krahasohet me një snajper.
Televizioni i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, tregoi se gjithçka është e mundur fal satelitëve. Thuhet se bombat koordinatat i marrin nga satelitët mbi Siri, me saktësi prej 5-6 metra e nga lartësia prej pesë kilometrave. Kjo saktësi thuhet se arrihet madje me bombat e rënda 500 kilogramë.
Mund të ketë probleme vetëm në rastet kur fluturimi është i ulët, sepse bombarduesi mund të shkatërrohet nga bombat e saj. Ndaj, në këto raste përdoren bombat me një lloj “frenuesi” që e shtyjnë sulmin derisa fluturakja të largohet. Kjo ndodh me bombat me 250 dhe 270 kilogramë që kanë parashuta metalike. E, me këtë teknologji, thonë rusët, mundësohet që të godasin caqet nga lartësia deri 200 metra.
Njoftohet se këto bombardime ndihmojnë Ushtrinë e Bashar al-Assadit. Si përgjigje ndaj humbjeve, fraksionet e afërta me Ushtrinë e Lirë Siriane kanë vendosur të bashkohen. Sipas tyre, ata po bombardohen nga rusët më shumë se nga ISIS-it, të cilët po vrasin edhe civilët.