Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ndryshe nga ndeshja me Francën që ishte i pranishëm në stadium, ndeshjen mes Shqipërisë dhe Rumanisë po e ndjek në një nga lokalet e Tiranës.
I kapluar nga emocionet, Nishani ka festuar golin e Sadikut në mënyrë mjaft origjinale. Ai është ngritur në këmbë me duart lart teksa mban veshur një bluzë të kombëtares dhe një shall kuqezi.
Goli i Armando Sadikut i ka çuar në këmbë të gjithë shqiptarët, pasi ishte goli i parë i Kombëtares për këtë Europian.