Paul Pogba u transferua te Manchester United vetëm disa ditë më parë, por duket sikur ai po afrohet mjaft mirë me lojtarët e tjerë, edhe pse në një kohë të shkurtër. Mesfushori francez, është bërë shok me një tjetër të sapoardhur në Manchester, pikërisht me Zlatan Ibrahimovic, dhe kjo duket në intervistën e fundit të Pogba-s. Sulmuesi legjendar Thiery Henry, ishte në qendrën stërvitore të United, ku u takua me bashkëkombasin e tij Pogba, dhe i bëri një intervistë në lidhje me aventurën e tij të re.
Një ndër pyetjet e Henry ishte për sulmuesin suedez, por Pogba nuk mund ta mbante të qeshurën. Ai thotë se Ibra është shumë gazmor, gjithmonë e ka një pyetje për të bërë, për këpucëet e tij, për flokët. Pogba gjithashtu thotë se gjatë stërvitjes Zlatan është tallur me një video të tij të cilën e ka postuar në Instagram. Ai imiton edhe mënyrën se si flet Ibrahimovic, dhe duhet ta pranojmë se është me të vërtetë për të qeshur. Mbi të gjitha, është një djalë i mirë, thotë Pogba. Jo vetëm një futbollist i talentuar, por edhe një aktor i mirë Paul.