INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si e ironizon Roza, ish-in e saj Stinen me këtë që thotë [FOTO]

Ja si e ironizon Roza, ish-in e saj Stinen me këtë që thotë [FOTO]

Publikuar më: 11:02 12-05-2017

Tipi i saj i drejtpërdrejtë nuk e pengon aspak të thotë atë që mendon.

Dihet tashmë për lidhjen e dikurshme dhe aq të shumëpërfolur të Roza Latit dhe Stines. Madje moderatorja ka qenë edhe dashuria e parë këngëtarit edhe pse nuk ishte e shkruar të ishin bashkë. Ndarja e tyre u përfol në media aq sa edhe lidhja dhe flitej se nuk kishte përfunduar aspak mirë. Duke qenë se Stine mbeti i lënduar nga kjo ndarje, publikoi këngën “Lie to me” që mediat e cilësuan si një dedikim për Rozën.  Ndoshta kjo  është arsyeja që 28 vjeçarja  e ka ironizuar ish-in e saj në emisonin e sotëm.

Ajo pyeti  të ftuarën (Era Rusin)  nëse i kishte bërë diss dikujt dhe për të ia shpjeguar më qartë idenë e pyetjes,  mori shembuj disa nga diss-et e bëra deri më tani nga këngëtarët e tjerë.

“Përshembull: Rozana i  bëri  diss teatrit,  Stine ja beri diss-in shitëses së bukës poshtë shtëpisë, se ia kishte dhënë bukën jo të mirë", tha Roza me ironi dhe këtu me siguri e kishte fjalën për këngën "Lie to me". Këtu  Stine bie ndesh me ndjenjat që ka shfaqur gjatë gjithë kohës për moderatoren. Megjithatë edhe pse ai tashmë është bërë baba me një tjetër partnere, në sytë e fansave Roza dhe Stine vazhdojnë rë jenë ende çifti simpatik. intv.al 

16464408_1197973096984065_7787368816861773824_n_1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036911964416504