IN SPORT
Ja si e ka festuar Kombëtarja ditëlindjen e trajnerit De Biasi [FOTO]

Ja si e ka festuar Kombëtarja ditëlindjen e trajnerit De Biasi [FOTO]

Publikuar më: 00:14 17-06-2016

Ai vetë është shprehur se ditëlindja e tij, data 16 qershor,  përkon me datat kur luhen europianet apo botëroret, por nuk e ka imagjinuar asnjëherë se do ta festonte me Shqipërinë në një kompeticion kaq prestigjoz. Sigurisht që një rezultat pozitiv ndaj Francës, do të ishte dhurata më e bukur për De Biasin, por tekniku Italian dëshiron si dhuratë një kualifikim ndaj Rumanisë. Erdhi në kombëtaren tonë në vitin 2011-të, por nuk erdhi vetëm, na solli shumë lojtarë që bashkë me De Biasin, realizuan ëndrrën e miliona shqiptarëve, duke konkretizuar punën e tyre të palodhshme për të marrë pjesë në finalet e France 2016. Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar disa foto të festimit të ditëlindjes së 60-të të trajnerit të kuqezinjve. Në këtë festë ishin të pranishëm të gjithë futbollistët e kombëtares, si dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Urojmë De Biasin për ditëlindjen, urojmë t’i plotësohet dëshira duke shpresuar për një fitore ndaj Rumanisë.

 

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0031840801239014