INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si e komenton Xherdan Shaqiri ndeshjen kundër Shqipërisë

Ja si e komenton Xherdan Shaqiri ndeshjen kundër Shqipërisë

Publikuar më: 11:26 10-06-2016

Nesër është një ditë e madhe për të gjithë shqiptarët, përfshirë ata që luajnë për kombëtaren zviceriane.

Ekipi ynë kombëtar bën debutimin në fazën finale të një kompeticioni madhor për herë të parë në historinë e tij dhe kjo duket se është një ditë e veçantë edhe për ata që do i “dalin kundër”. Në një intervistë për faqen zyrtare të Uefa, Xherdan Shaqiri, kosovari që nesër do të luajë për ngjyrat e Zvicrës ka komentuar ndëshjen kundër Shqipërisë ku e ka cilësuar, ndër të tjera, si shumë të veçantë. Madje Shaqiri tregon edhe një detaj shumë interesant, pasi sipas tij ai u kishte thënë prindërve se ishte i bindur që do t’u binte Shqipëria në grup, një profeci që u përmbush.

Fantazisti 24 vjeçar tregon se pavarësisht se kjo është një ndeshje e veçantë për të gjithë lojtarët shqiptarë të Zvicrës, në fund të ditës mbetet një ndeshje futbolli ku tre pikët e fitores janë gjëja më e rëndësishme. Duket se nuk do të ketë asnjë trajtim të veçantë për vendin e origjinës, pikërisht ashtu siç duhet të jetë në një kompeticion sportiv! Nesër është ndeshja e surprizave dhe të veçantave pasi dhe dy vëllezërit Xhaka, Taulanti dhe Graniti, do takohen si kundërshtarë në dy kombëtare të ndryshme. Megjithatë, në çdo rast, sido që të shkojë rezultati, ndeshja më vete duhet të jetë një festë e madhe si kurorëzim i një ëndrre të çmendur që djemtë e kombëtares e bënë të mundur.

Article Logic
Execution time: 0.0037589073181152