INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si e kujton e bija Michael Jackson [FOTO]

Ja si e kujton e bija Michael Jackson [FOTO]

Publikuar më: 11:09 24-05-2016

Largimi nga jeta e mbretit të Pop-it Michael Jackson u ka lënë një shije mjaft  të hidhur të gjithëve.

Por ajo që ja ndjen edhe më shumë mungesën gjatë çdo dite që kalon, është vajza e tij, Paris Jackson. Ajo vendosi që kujtimin e babait të mos e mbajë vetëm në mendje, por ta gdhendë edhe në trup me anë të një tatuazhi duke mbajtur në lëkurë shkrimin e mbretit të POP-it si dhe  fjalët “queen of my heart” (mbretëresha e zemrës sime). Mesa duket kjo është mënyra që Paris e shpreh më lirshëm mallin që ka për babain e saj të ndjerë, duke bërë tatuazhe në trup kushtuar atij.  I fundit dedikuar përsëri babait është ai që ka  bërë duke pikturuar në lëkurë një pjesë të cover-it të albumit “Dangerous” si dhe sytë e  Michael Jackson. Këtë tatuazh të ri, Paris e ka publikuar në Instagramin e saj shoqëruar me shkrimin:“Kuptimi i jetës gjendet në mënyrën sesi ne shprehemi ndaj saj, çka do të thotë se ky kuptim ka një pafundësi formash, fenomenesh dhe ekziston tek çdo krijesë. Kurrë mos harroni rrënjët që keni dhe gjithmonë duhet të jeni krenarë për prejardhjen tuaj!”

Article Logic
Execution time: 0.0037760734558105