Tuna dhe Patrisi çdo ditë e më shumë na e tregojnë dashurinë për njëri-tjetrin.
Ajo është në muajt e fundit të shtatzënisë ku pritet të sjellë në jetë edhe fëmijën e saj të parë, ka bërë një pushim nga koncertet e saj për t’iu përkushtuar shtatzënisë, por nuk e ka ndërmend të lërë pas dore edhe Patrisin, babain e fëmijës së saj. Ata disa kohë e kanë mbajtur larg vëmendjes mediatike marrëdhënien e tyre, por tashmë janë bërë më aktiv, ku nuk mungojnë daljet publike dhe as fotot e videot sëbashku.
Së fundmi, Patris Berisha ka postuar në rrjetet sociale një foto ku ka treguar mëngjesin që i ka përgatitur partnerja e tij, këngëtarja simpatike.
Epo kot nuk thonë që dashuria vjen nga stomaku!