28 vjeçarja ka vendosur të bëjë një pushim të merituar pak përpara se të startojë turneun e saj të qershorit nëpër Europë.
Ajo ka pozuar e shtrirë në një shezllon, e veshur me bikini në ngjyrë të kuqe teksa po merr rreze dielli. Në qendër të fotos ishte barku i saj i tonifikuar mbi të cilin ishte shkruar numri 23 me kremin e diellit. Ka patur shumë hamendësime për kuptimin e këtij numri dhe me anë të hashtagut që Rihanna ka bërë, kuptohet që ky është numri që mban në bluzë basketbollisti i njohur Lebron James. Një 23-sh në barkun e Ririt për nder të Lebron James!