INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si e mburr Era Istrefi vendin e saj për  Wanderlust Travel Magazine [FOTO]

Ja si e mburr Era Istrefi vendin e saj për Wanderlust Travel Magazine [FOTO]

Publikuar më: 10:45 29-09-2016

Fati dhe talenti duket se janë kombinuar në mënyrë të mrekullueshme tek Era Istrefi.

Këngëtarja nga Kosova ka arritur të rrëmbejë famën dhe me të  dhe të depërtojë  jashtë kufinjve shqiptar duke bërë krenar vendin e saj. Por përveç muzikës, 22 vjeçarja ka dhënë një intervistë interesante për revistën angleze të udhëtimeve “Wanderlust” ku ka promovoruar bukuritë shqiptare e veçanërisht për Prishtinën të cilën e përshkruan si një vend ku njerëzit janë shumë të dashur dhe për të gjithë ata që deri tani kanë patur mendim ndryshe, ajo përdor një shprehje të Abraham Linkoln i cili thotë, “Nuk e njoh mirë këtë person, ndaj dhe duhet ta njoh më mirë atë”. Pikërisht këtë gjë kërkon edhe për prishtinasit: Duhet vetëm t’i njihni më mirë ata, këshillon Istrefi.

“Njerëzit atje janë shumë mikpritës dhe miqësorë. Ndoshta mund të mos duken të tillë në përshtypjen e parë, kjo sepse ne nuk qeshim shumë. Mund të dukemi sikur jemi të vrazhdë, por nuk është kështu. Jemi shumë dashamirës dhe miqësorë. Betohem që kjo është e vërtetë”, vijon më tej këngëtarja e hitit “BonBon”.

Ajo ka folur gjithashtu edhe për shijet muzikore të njerëzve të vendit të saj të cilët dëgjojnë muzikën e shumë yjeve të mëdhenj, duke nisur nga Beyonce, Rihanna, Eminem, por edhe muzikë ‘underground’, rrymat elektronike dhe shumë më shumë hip-hopin.

Teksa ka folur për kohën e lirë, Era është shprehur se dëshiron që atë ta kalojë në natyrë.

Natyra shqiptare është e mrekullueshme dhe e gjithanshme. “Në Shqipëri e Kosovë mund të gjesh male të larta, ku ajri i freskët të mbush mushkëritë dhe të shton jetën. Ka vende shumë të bukura dhe ujëvara për më tepër”

Ajo thekson se Shqipëria ka bregdetin më të bukur në botë ku uji është shumë i kaltër dhe ngjitur më të janë bjeshkët e larta.

Ndërsa sa i përket vendit ku ajo jeton, New York, Istrefi flet me shumë lëvdata por  thekson se qyteti i saj i preferuar mbetet Londra.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038440227508545