Ato të dyja jo vetëm që punojnë në të njëjtin televizion, por edhe janë dy mikesha shumë të mira jashtë studiove të televizionit.
Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu i kanë nisur bashkë pusimet e para dimërore të këtij viti. Teksa kanë marrë disa ditë pushimi, kanë zgjedhur të përballen me të ftohtin e këtyre ditëve duke vizituar vend malor dhe duke shijuar bukurinë e dëborës. “Njё startim i freskёt pёr kёtё vit”, ka shkruar Arbana krah kësaj fotoje.