INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si e përfundoi garën notarja shqiptare Nikol Merizaj në Rio 2016

Ja si e përfundoi garën notarja shqiptare Nikol Merizaj në Rio 2016

Publikuar më: 18:49 10-08-2016

Notarja shqiptare, Nikol Merizaj, nuk ka arritur më shumë se vendi i 5-të, duke e mbyllur jashtë zonës së medaljeve garën e saj në Lojërat Olimpike “Rio 2016”. Me këtë rezultat, 18 vjeçarja nuk arriti të kualifikohej për në gjysmëfinalen e 100 metrave stil i lirë.

Ajo stërvitej prej 8 muajsh në Greqi dhe është pjesë e skuadrës së PAOK-ut, edhe pse nuk mundi të kapte podiumin, përmirësoi kohën e saj në Olimpiadë pasi e mbylli garën me kohën 59 sekonda e 99 të qindat, duke u renditur e 5-ta në baterinë e saj dhe e 43 në klasifikimin e përgjithshëm në këtë disiplinë, gjë e cila e nderpret këtu aventurën e saj në Rio 2016.

Në vendin e parë u rendit notarja nga Uruguai Ines Remersaro me kokën 57.85, ndërsa vendin e dytë dhe të tretë e zunë Ana Sofia Nobrega dhe Ftima Alkaramova.

Pas Briken Çaljes dhe Nikol Merizaj, të enjten e ka radhen notari Sidni Hoxha në 50 metra stil i lirë, të shtunën Luiza Gega, e cila do të synojë kualifikimin në finalen e 3000 metrave me pengesa dhe po të shtunen Izmir Smajlaj do të garojë në kërcim së gjati.

Article Logic
Execution time: 0.003654956817627