Kur Prince do që ti të kërcesh, ti kërcen.
Në 2011-ën, ikona e muzikës Prince, ftoi Kim Kardashian në skenë gjatë një prej koncerteve në Madison Square Garden. Të dy janë kaq ndryshe në çdo kuptim dhe ishin shumë larg njëri-tjetrit edhe atë mbrëmje në skenë. Kim mesa duket nuk e kishte kuptuar se kur Prince të fton të ngjitesh në skenë për të kërcyer me të, ti supozohet që “të humbasësh mendjen dhe të kërcesh dreqi e mori”.
Por në vend të kësaj, Kim u ngjit në skenë, duartrokiti dhe në njëfarë mënyre tundi kokën duke murmuritur “jo”, ndërkohë që Prince kërcente pranë saj. I pakënaqur, nga mungesa e entuziazmit dhe aftësitë e saj në kërcim, këngëtari kërceu rreth Kim-it edhe pak sekonda përpara se t’i thoshte” Zhduku nga skena”.
Më pas Kim foli për këtë incident me Princin në Twitter ku shkruante se kishte qenë aq nervoze sa kishte ngrirë kur ai e kishte prekur.
Megjithatë, edhe njëherë… Kur Prince do që ti të kërcesh, ti kërcen dhe kaq.