INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si e shohin meshkujt dhe femrat ‘trupin e përsosur’ tek njëri-tjetri...

Ja si e shohin meshkujt dhe femrat ‘trupin e përsosur’ tek njëri-tjetri...

Publikuar më: 20:59 02-12-2017

Kur bëhet fjalë për trupin e përsosur të gjithë pa përjashtim kanë shijet e tyre personale, por sipas një studimi shumica e meshkujve dhe femrave kërkojnë disa karakteristika të cilat përfundimisht e bëjnë një  mashkull ose femër të duket joshës/joshëse.

Padyshim një trup i palestruar, në të dyja rastet si tek meshkujt ashtu edhe tek fermat, duket më tërheqës dhe seksi. Zakonisht femrat kërkojnë që meshkujt të kenë trup të palestruar të gjatë dhe më tipare të “errëta”.

Ndërsa për meshkujt është më ndryshe, mjafton të jetë një trup i “bëshëm” dhe deri diku është në rregull.

Studimi më i ri të cilin e ka bërë revista “Men’s Health” dhe “Woman’s Health“, ka treguar se si meshkujt dhe femrat në mënyrë krejtësisht tjetër e shikojnë trupin e femrës, por edhe trupin e mashkullit.

Në hulumtim kanë marrë pjesë një mijë femra dhe një mijë meshkuj dhe u janë përgjigjur pyetjeve se si duket për ta trupi seksi.

Derisa femrat janë përgjigjur që trupi seksi është trupi i hollë dhe i fortë i aktores Cameron Diaz, meshkujt janë përgjigjur që modeli i Kate Upton është shembulli më i mirë i trupit të përsosur të femrës.

Kur është fjala për trupin e përsosur të mashkullit, meshkujt janë pajtuar që ai do të mund të ishte trupi i aktorit Hugh Jackman, ndërsa më shumë se gjysma e femrave kanë thënë që simbol për trupin seksi u është bashkëshorti i Eva Mendes, aktori Ryan Gosling.

Studimi ka përfshirë edhe disa hulumtime, andaj më shumë se gjysma e meshkujve dhe e femrave kanë deklaruar që tatuazhet u janë shumë seksi dhe joshëse.

Article Logic
Execution time: 0.0027859210968018