Një marrëdhënie për t'u marrë shembull ajo e Big Bastas dhe Vesa Lumës.
Ditët e tyre i bën edhe më të bukura jo vetëm djali Liam, por edhe ata vetë njëri-tjetrit. E tillë ka qenë edhe dita e djeshme për reperin i cili është surprizuar nga bashkëshortja në sheshxhirim teksa po xhironte klipin e radhës. Vesa e surprizoi Bigun duke i çuar djalin në mes të xhirimeve. "T'i sjellin pak fat babit", shkruan këngëtarja e cila me këtë rast zbuloi edhe disa nga prapaskenat e klipit më të ri të tij. intv.al