Deri më tani e kishim parë të shkëmbente batuta me dy miqtë e saj, Arbanën dhe Ledionin.
Por këtë herë Xhemi Shehu ka shënjestruar opinionistin Olti Curri. Moderatores i ka bërë përshtypje një foto e opinionistit i cili shfaqet i ulur pranë detit, me shkopinj në duar gati për të ngrënë sushi. “Paske vu dhe orën para që të shohësh për sa do i përlash”, ishte komenti pikant i Xhemit të cilës sigurisht Olti i ka kthyer përgjigje ironike. “E hoqa zemra se më pengon kyçin”, thotë ai duke bërë Xhemin të qeshë.