INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si e trajtonin Fatos Nanon... Rrëfehet roja e personave VIP në burgun e Bënçës

Ja si e trajtonin Fatos Nanon... Rrëfehet roja e personave VIP në burgun e Bënçës

Publikuar më: 13:06 10-12-2016

Një nga policët e burgut në Tepelenë Luan Pashaj që ka përjetuar ngjarjet e vitit të mbrapshtë 1997, ka rrëfyer dje për herë të parë në emisionin “Oktapod” të gazetarit Turjan Hyska se si rrodhën ngjarjet atë natë të errët, por edhe se si i ka shërbyer ish kryeministrit Fatos Nano që vuante dënimin në atë kohë në burgun e Bënçës.

Ai tregon se është e vërtetë që Fatos Nanon burgu e ndryshoi përgjithmonë dhe atje rrinte në shoqërinë e të fortëve.  “Nano, thotë ai, komunikonte me ta, edhe me ne policët komunikonte, rrinte edhe me të burgosur të botës së krimit që një pjesë nuk jetojnë më, janë vrarë. Edhe ajrimin e bënte vetëm. Lexonte, kishte një kasetofon edhe në kohën e ajrimit e mbante në vesh dhe nuk e hiqte.”

Madje rrëfen edhe momentin e hapjes së burgut:

Hapja e burgut

Ne atje kemi përjetuar edhe ngjarjet e 97-tës, atë natë që është hapur burgu kam qenë në kat të dytë tek të dënuarit me burgim të përjetshëm. Ishte ora 7 e darkës kur u hapën dyert se u fut ushqimi. Doli dhoma e parë për të ngrënë ushqim, ai burri shtroi tryezat, po ndante pjatat, njëri filloi të hante, në atë moment ne dëgjuam krisma, te dhoma e izolimit kisha edhe një polic vetëm, pak a shumë morëm vesh se ça ishte, se edhe në Vlorë kishte 10-12 ditë që ishin ngritur njerëzit dhe në Bënçë e hoqën Fatos Nanon të parin. Në orën 12 të natës se kanë marrë edhe nja 15 vetë që ishin djem vlonjatë, i morën me helikopter. Nga 40 të dënuarit e përjetshëm që ishin ngelën 29. Ishte ora 19:30 sa e dëgjuam që krisi automatiku, e morëm me mend që dicka po ndodhte”, tha ai.

Kishit urdhër të qëllonit?

Jo, e dëgjova krismën dhe i tërhoqa menjëherë ata që po hanin dhe i futa në dhomë. Më ka ngelur peng njëri që e kapa nga mbrapa teksa po hante dhe e futa në dhomë, në këtë dhomë futa edhe shtruesin e tavolinave, filluan të kërcisnin dyert, e mbylla derën dhe prisja cfarë do bëhej.

Çfarë ndodhi me pas?

Ata filluan t’u binin dyerve dhe ishte një zhurmë e llahtarshme se korridori është i ngushtë.

U trembe?

Nuk them se u tremba por prisja se çfarë do bëhej. I sqarova të gjithë i thashë nuk i hap dyert me duart e mia, nëse ata do vijnë lart unë do ua jap celësat. Më pas i shikonim kolegët që rrinin përballë nga dritarja e mencës rrinin të gjithë nuk bënin asnjë lëvizje. për 10 minuta kanë kur të gjithë, u boshatis kati i parë, 8 prej tyre kishin ikur me pranga. Ata u rikthyen edhe një herë për të hapur katin e dytë dhe ne filluam të gjuanim, në ajër, ata u zmbrapsën.

Article Logic
Execution time: 0.0036940574645996