Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë pagane.
Karakteristikë e kësaj dite janë çelja e luleve dhe gjelbërimi i vendit, të cilat simbolizojnë mirësinë dhe gjallërimin e jetës. Elbasani dhe Tirana janë vendet që kanë organizuar një numër të madh aktivitetesh për të gjithë qytetarët të cilët mezi e kanë pritur këtë festë. Të shumtë kanë qenë edhe vipat që kanë uruar dhe festuar këtë ditë në koncerte apo edhe duke u relaksuar.
Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, tregon se e ka pritur ditën e 14 Marsit duke performuar në një koncert në qytetin e Elbasanit. Në foton që ka postuar në instagram ajo shkruan, “Flm Elbasani. Gëzuar Ditën e Verës”.
Moderatorja Albana Osmani, e ka pritur këtë ditë në zyrën e kryebashkiakut, Erion Veliaj së bashku me lulet e diellit. “Unë Lal i kam thërritur gjithë jetën. Me lule dielli në ditën e verës me kryebashkiakun”, shkruan ajo sipër fotos që ka postuar së bashku Veliajn.
Nga një atmosferë e ndezur në qendër të Tiranës, ka uruar edhe Alban Skënderaj. Ai ka publikuar një video nga koncerti që po mbahet në Tiranë dhe nën tingujt e muzikës së tij po kërcejnë me mijëra qytetarë. Me videon e postuar nga koncerti në Tiranë, Albani ju uron gëzuar Ditën e Verës.
Bojken Lako, ka postuar një foto me verore, e cila është një nga simbolet e kësaj dite. Sipër fotos Bojken ka shkruar, “Gëzuar”.
Nuk mund të mungonte një përshëndetje edhe nga Zaimina në këtë ditë për ju. Nga postimi i saj duket se ajo po e ndjen më shumë se të gjithë këtë verë. Vera vjen më e nxhetë se kurrë për të pasi në postimin e saj Zai thotë, “Ndjenja e verës. #Ditaeveres#14mars”.
Gazetarja Fiori Dardha u martua para Ditës së Verës, prandaj ajo sot na uron duke postuar një foto të dasmës së bashku me bashkëshortin. “Gëzuar Ditën e Verës. Me diell dhe plot ngjyra e paçi çdo ditë”.
Kjo ditë festohet më së shumti nga fëmijët, duke iu dhënë atyre mundësinë të argëtohen me aktivitete të ndryshme në natyrë dhe jo vetëm. Prandaj këngëtares Labe, Ponit ashtu sikurse shumicës prej nesh, kjo ditë i ka kujtuar fëmijërinë. “Gëzuar Ditën e Verës. Kjo ditë më kujton fëmijërinë”, ka shkruar ajo. Kështu e kanë pritur dhe uruar disa nga VIP-at Shqiptarë 14 Marsin, ku një pjesë e tyre e kanë bërë këtë gjë nga koncertet të organizuar enkas për këtë festë.