“Urime Shqipërisë. Fitorja e parë në një Kampionat Europian dhe skuadra e meritoi”, kështu e ka uruar Kombëtaren shqiptare eurodeputeti, Knut Fleckenstein në Facebook. Ai ka publikuar edhe një fotografi ku shfaqet me dy vajza me kostum popullor tradicional shqiptar.
Ky urim vjen pas fitores 1 me 0 të Shqipërisë kundrejt Rumanisë.