Balerina bukuroshe Klaudia Pepa po njeh kulmin e karrierës së saj të deritanishme ndërkohë që përformon çdo javë për Mediaset, ajo tashmë ka edhe shkollën e saj të baletit në Itali,”Klaudia Dance Academy”. Mirëpo jo çdo gjë është vetëm punë dhe aspak qejf për Klaudian, e cila ka vendosur të relaksohet këtë të dielë, në një mënyrë jo të pazakontë. Së fundmi bashkëshortja e Albi Nakos ka publikuar një foto në Instagram, në të cilën ajo shkruan: “E diela ime? Të bëj selfie në shtëpi. Një ditë të mbarë të gjithëve!”.
Mbi të gjitha na bie në sy trupi i saj i tonifikuar dhe i mbajtur prej balerine teksa është veshur me pink.