INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si është një ditë takimesh për Butrintin

Ja si është një ditë takimesh për Butrintin

Publikuar më: 16:29 05-05-2016

Një business meeting fare i pazakontë për artistin e talentuar Butrint Imeri.

Ylli i hitit “Kanga Jote” ka postuar në faqen e tij në Instagram foton më të këndshme të ditës. I ulur në një stol në rrugë këngëtari 19 vjeçar është shfaqur përkrah katër fëmijëve të vegjël. Të gjithë mbajtën të njëjtin pozicion serioz dhe mendimtar...duke ngrënë akullore. Me Butrintin në mes dhe dy fëmijë nga çdo anë, në foto duket sikur këngëtari ka mbledhur ekipin e tij. Duke gjykuar seriozitetin e bashkëpunëtorëve dhe zellin e tyre për të ngrënë akullore, jemi të bindur që gjëra të mëdha do të dalin nga ky takim. Suksesi për Butrintin tashmë është i garantuar

 

Article Logic
Execution time: 0.0034840106964111