INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si funksiononte grupi i Met Kananit

Ja si funksiononte grupi i Met Kananit

Publikuar më: 13:06 12-05-2018
Policia zbulon skemën si vepronte grupi i strukturuar kriminal i drejtuar nga Met Kanani, i cili akuzohet se ka trafikuar tonelata të tëra droge drejt BE-së.Gjatë operacionit të koduar  "Precizioni" të nisur në shkurt 2017 janë sekuestruar 8.4 ton kanabis ndërsa janë arrestuar gjithsej 66 persona.
 Vetëm sot (11 maj 2018) janë ekzekutuar në Shqipër 13 urdhërarreste ndërsa 5 të tjerë, përfshi dhe Met Kananin ndodhen në burgun e Turqisë tashmë të arrestuar.
Drejtori i Departamentit të Policise Kriminale Drejtues i Lartë Eduart Merkaj dha detajet e këtij operacioni në një konferencë për shtyp së bashku me prokuroren e Krimeve te Renda, Elizabeta Imeraj. 
Eduart Merkaj: " Këta persona vepronin si grup i strukturuar kriminal, për trafikimin e lendeve narkotike. Veprimtarinë kriminale e ushtronin në Shqipëri dhe në vende të tjera, kryesisht ato të Bashkimit Europian. Dyshimet ishin se ky grup kriminal vepronte në linjat e trafikimit të heroinës, Turqi – Greqi – vendet e BE-së, si dhe Turqi – Maqedoni – Shqipëri – vendet e BE-së."
Kreu i grupit  
Met Xhevahir Kanani
Financuesit
Klinsi Hysen ALIAJ, 23 vjeç, banues në Tiranë. 
Orges Petref ISLAMI, 40 vjeç, banues në Gjirokastër.
Florand XHABEJ, 43 vjeç, banues në Korçë. 
Iliro HARUNI, 43 vjeç, banues në Fier.  
Ndërmjetësuesit 
Gojart JAHELEZI, 33 vjeç, banues në Tiranë.    
Nexhat MLLOJA, 53  vjeç, banues në Shkodër.     
Klaudio ULNDREAJ, 25 vjeç, banues në Tiranë.      
Arvanit ULNDREAJ, 26 vjeç, banues në Tiranë  
 Alfred SHABANI, 44 vjeç, banues në Gjirokastër.     
Bilbil HEQIMI, 58 vjeç, banues në Fier. 
Andrea (Sadik) BALLA, 57 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd.  
Armando GJINI, 47 vjeç, banues në Rrëshen. 
Magazinues
Tahir Saraçi,
Transportues, skafist
Redjan DERVISHI, 26 vjeç (aktualisht në burg në Turqi). 
Ruvin SPAHIU, 46 vjeç (aktualisht në burg në Turqi). 
Lavdim ÇUKU, 44 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd.  
Besmir LUPI, 32 vjeç, banues në Vlorë (aktualisht në burg në Turqi).   
Transportues kamionist 
Mentor MUÇKA, 47 vjeç, banues në Pogradec (aktualisht në burg në Maqedoni). 
Në Turqi janë ndërmarrë tre operacione ku janë sekuestruar 3.2 ton kanabis dhe janë arrestuar 22 shtetas
Në Itali është ndërmarrë një operacion. Janë sekuestruar 2.2 ton kanabis 
Në Maqedoni është ndërmarrë një operacion. Janë sekuestruar 60 kg kanabis dhe arrestuar 2 shtetas
Në Greqi janë ndërmarrë dy operacione. Janë sekuestruar 1.6 ton kanabis dhe janë arrestuar 17 shtetas.
Në Shqipëri janë ndërmarrë 4 operacione. Janë sekuestruar 1.4 ton kanabis dhe janë arrestuar 25 shtetas
 
Article Logic
Execution time: 0.0037741661071777