Një shtetas shqiptar dhe një shtetase greken janë arrestuar si të akuzuar se trafikonin sasi të mëdha kokaine.
44 vjeçari shqiptar është arrestuar në flagrancë, ndërsa po merrte në dorëzim nga 32 vjeçarja greke një sasi prej 1,16 kilogramë kokainë.
Shqiptari kishte me vete 40.130 euro me destinacion blerjen e kokainës.
Pas kontrollit në makinën dhe banesën e shtetasit shqiptar, policia greke gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës 37 doza të gatshme kokaine me peshë 69 gramë, një shumë parash prej 70.090 euro, si dhe 120 paund.
Policia sekuestroi dhe dy automjetet e tyre si dhe 4 telefona celularë.
Kokainën e sillte shtetasja greke me tragetin e linjës së Pireut dhe i’a dorëzonte shqiptarit që pastaj e trafikonte në tregun vendas, kryesisht në qytetin Chania.