Vetëm pak kohë më parë u publikua lajmi se këngëtarja Cher kishte filluar të ndante pasurinë pas i kishin mbetur vetëm pak ditë jetë për shkak të një sëmundje.
Por e gjitha ka rezultuar një gënjeshtër dhe këngëtarja në fillim të këtij muaji nisi proçedurat ligjore kundër këtyre thashethemeve duke i gjobitur edhe me shumën e 8.000.000 dollarëve.
Por fundjavën e kaluar duket se Cher e ka hedhur gjithë stresin pas krahëve dhe ka shijuar një akullore në Saint Tropez. E veshur nga koka te këmbët bardh e zi Cher dukej më e qetë se asnjëherë tjetër. Kjo ishte një mënyrë që 70 vjeçarja t’iu tregonte gojëve të liga se ishte shumë mirë dhe më një dëshirë të madhe për të jetuar.