Justin Bieber është bërë sërish "viktimë" e komenteve të aktores Bette Midler.
70-vjeçarja e cila shumë shpejt do të bëjë rikthimin e saj në Broadway, më herët gjatë këtij muaji u kthye në kryefjalën e lajmeve për shkak të disa komenteve që bëri mbi foton selfie nudo të Kim Kardashian. Ndaj nuk na vjen çudi që e njëjta gje po ndodh edhe me Justin Bieber. "Justin nxorri në Instagram një foto nudo të Dielën e Pashkëve. Vezët e tij ishin të mbuluara, por na serviri dy proshuta derri" ka qenë shkrimi në Twitter i Midler në lidhje me foton e këngëtarit të postuar përgjatë fundjavës buzë një liqeni. Sigurisht historia mes këtyre dy personazheve daton me herët, më saktë që prej muajit tetor të vitit të kaluar, kohë kur në internet u shfaqën foto nudo të Bieber teksa ndodhej me pushime në Bora Bora. Megjithatë mbetet një "marrëdhenie" paksa e sikletshme pasi në një kundërpërgjigje në Twitter, Justin pati deklaruar se nuk e kishte idenë se kush ishte aktorja në fjalë!