INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si i shpëtoi piloti 439 njerëz në momentin afër përplasjes së avionit.... [VIDEO]

Ja si i shpëtoi piloti 439 njerëz në momentin afër përplasjes së avionit.... [VIDEO]

Publikuar më: 17:00 05-11-2016

Ka qenë vërtet një moment paniku ky kur është vënë në pikëpyetje jeta e 439 pasagjerëve në avion.

 

Për fat të mirë, piloti guximtar arriti të shpëtojë jetët e tyre nëpërmjet një manovre të shpejtë në momentin që do të rezultonte të ishte fatal.

Airbus A320 i pilotit ishte gati për t’u ngritur nga një aeroport në Shanghai, kur është hasur me një Airbus A330 që po ecte përgjatë pistës për t’u ulur, raporton “Daily Mail”.

Piloti Ai Chao ka përshpejtuar fluturimin dhe ka ngritur avionin duke shmangur përplasjen kokë më kokë me distancën vetëm prej 19 centimetrash.

Pas kësaj, linja ajrore kineze e ka shpërblyer pilotin në fjalë me me tre milion juan (£ 360,000) për zotësinë e tij për të parandaluar një përplasje mes dy avionëve dhe duke shpëtuar 439 jetë njerëzish. 

Article Logic
Execution time: 0.0037879943847656