Do t'ju dukej e paedukatë nëse do ta trembnit të ftuarin në shtëpinë tuaj?
Epo Ellen DeGeneres nuk mendon kështu. Madje i duket zbavitëse të trembë të ftuarit në emisionin e saj Ellen DeGeneres Show dhe kjo është kthyer në detajin më të preferuar të show-t. Ndërkohë që personazheve të njohur kjo “lojë” iu ngrin gjakun, tek ata që i shohin shkaktojnë të qeshura pafund. Moderatorja e njohur gjithnjë është dalluar për origjinalitetin e saj dhe ky është një ndër ta. Selena Gomez, Nicky Minaj, Miley Cyrus, Pink, Halle Berry, Taylor Swift janë vetëm disa nga emrat që janë trembur aq shumë saqë reagimi i tyre të bën të qash dhe të qeshësh njëkohësisht.