INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Princ Leka uron partneren e tij Elia Zaharia...nga halli!

Princ Leka uron partneren e tij Elia Zaharia...nga halli!

Publikuar më: 15:27 09-02-2016

Princ Leka ka marrë pak nga koha e tij sot për të uruar partneren e tij simpatike, Elia Zaharia, pasi kjo e fundit kishte ditëlindjen.

Ai shkroi: “Gëzuar ditëlindjen Elia Zaharia. Happy birthday.” Çfarë urimi plot dashuri dhe gëzim?! Jo vetëm, pasi vështirë se mund të konsiderohet i përzemërt e jo më diçka më tepër se aq. Duket si një rast tipik kur janë rrjetet sociale që të lajmërojnë për ditëlindjen e dikujt dhe për të mos u treguar i pasjellshëm, arrin të nxjerrësh diku nga mërzia e tastierës një "Gëzuar ditëlindjen. Digje Sot" ose "Gjithë të mriat sot e gjithmonë". Megjithatë Princi nuk duhet gjykuar… Ndoshta ky ishte urim për sytë e publikut dhe dashurinë çifti e mban për vete dhe nuk pëlqen ta ndajë me botën. Ose ndoshta thjesht Princi Leka e ka pak të vështirë të zhvishet nga formalizmat. Ne gjithsesi i urojmë Elias që të bëhet edhe 100 vjeçe dhe të ketë suksese kudo.

Article Logic
Execution time: 0.0018980503082275