INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si ishin prezervativët e shekullit të 18! I bënin vetë, nuk e imagjinoni dot çfarë metode ndiqnin [FOTO][VIDEO]

Ja si ishin prezervativët e shekullit të 18! I bënin vetë, nuk e imagjinoni dot çfarë metode ndiqnin [FOTO][VIDEO]

Publikuar më: 14:18 18-10-2017

 Fundi i shekullit XVIII i hapi rrugë industrisë së prezervativë bërjes. Procesi ishte i gjatë, preçiz dhe kompleks. Ekzistonte një recetë specifike që u përdor gjatë periudhës Viktoriane, e cila i kthente zorrët e deleve në metoda kontraceptive.

Lista e përbërësve të nevojshëm niste me fillimin e zorrës së trashë të një deleje, e cila zhytej në ujë për dy orë. Më pas e kalonin për dy orë të tjera në hidroksid natriumi të lëngët. Ky proces vazhdonte për pesë ose gjashtë herë të tjera. Zorra kalonte nga ujë në hidroksid, nga hidroksidi në ujë. Më pas, zorra lahej në një përbërje alkaline dhe zhvishej nga indi prej mukoze me kujdes të madh, për të mos shkaktuar çarje.

Pasi lahej, prihej në gjatësinë e dëshiruar dhe vendosej të thahej në një formë druri. Në njërën anë lidhej një fjongo, ndërsa në tjetrën fundi qepej me fije. Kur prezervativi thahej pjesërisht, hiqej nga forma dhe lihej në një sipërfaqe të sheshtë deri sa të thahej plotësisht. Në këtë mënyrë magazinoheshin dhe shiteshin.

Për ta përdorur, prezervativi duhej njomur dhe më pas fjongoja lidhej fort për të siguruar qëndrueshmëri. Ishte i ripërdorshëm dhe pastrohej me ujë, shkruan anabel.

63afeec24dbed3555814a7802abd3d88_1.jpgd907a08593d6bbb995e776dd3a1e2b88.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034029483795166