Këto ditë në Stamboll ka nisur eventi i madh i modës, i cili ka bërë bashkë personazhe të njohur të ekranit. Krahas modeleve, këngëtarëve dhe stilistëve, të pranishëm kanë qenë edhe aktoret turke.
Të veshura plot stil ato kanë tërhequr shumë vëmendje në eventin e madh. Stilistët e tyre personalë janë kujdesur që aktoret të duken bukur në çdo detaj dhe thuajse nuk dallojnë nga modelet që parakaluan në pasarelë.