INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si jeton fëmija, që nuk është nga komuniteti rom, që 7 vjet më parë u gjet në koshin e mbeturinave nga një familje rome…

Ja si jeton fëmija, që nuk është nga komuniteti rom, që 7 vjet më parë u gjet në koshin e mbeturinave nga një familje rome…

Publikuar më: 11:39 11-04-2016

Një histori e jashtëzakonshme është ajo e një vogëlushi i cili sot është gjallë falë një familjeje rome. Ai 7 vjet më parë ishte hedhur në koshin e plehërave në Vlorë pranë zonës së Ujit të Ftohtë. E në mënyrë shumë rastësore Leonard Xhemalaj, një person nga komunieti rom ishte duke kërkuar kanaçe, e teksa kontrollonte në koshin e plehërave i kapi dora një foshnjë.

Vetë fëmija, që tani është 7 vjeç, por ndryshe nga pjesëtarët e tjerë familja Xemalaj nuk është nga komuniteti rom tregon: “E di ku më gjeti babi mua?! Në kazanin e plehërave më gjeti”.
Isaleo (quhet fëmijë emër i vënë nga familja, që e adoptoi) ishte gati i asfiksuar dhe Leonardi e mori me vete fëmijën dhe ëma e tij u kujdes ta pastronte.
Më pas shkuan në urgjencë. Familja Xhemalaj vendosi, që foshnjën ta rrisnin vetë…
Kjo familje jeton në lagjen “Kushtrimi” në periferi të Vlorës, e sipas Mapo, shtëpitë janë të vendosur ngjitur me njëra-tjetrën dhe shumë prej tyre janë baraka të ndërtuara nxitimthi. Pamja thyhet tek-tuk nga ndonjë vilë dy ose trekatëshe, një kalim nga ekstremi në ekstrem. Shtëpia e Xhemalajt ndodhet në anën e kanalit të ujërave të zeza që përshkruan të gjithë lagjen. Duhet të kalosh një urë të sajuar me dërrasa të vjetra dhe pjesë llamarinash për të shkuar deri aty.
Derën e hapin 3 fëmijë: Një vajzë dhe dy djem. Më i vogli duket se është djali, që kanë gjetur. Një grua rreth të dyzetave me trup të mbushur del pas fëmijëve.
“E gjeta në një kazan mbeturinash afër shkollës së Marinës, ishte i mbuluar i gjithi nga plehrat, ja kaq i vogël ishte” - thotë Leonardi duke treguar parakrahun e vet. “Dukej që sa e kishin lindur dhe e kishin hedhur në plehra, ishte fati i tij që e gjetëm” - vazhdon Zhuljeta, duke shtuar se djali e di, e ja kanë treguar vetë.

Adoptimi i djalit nuk ka pasur proçedura të gjata, pasi në momentin kur e kanë gjetur kishte me vete edhe një çertifikatë për të cilën ata nuk pranojnë të tregojnë mbiemrin me të cilin ishte regjistruar ai fillimisht. Kanë vendosur menjëherë t’i japin djalit një emër të ri dhe po ashtu mbiemrin e tyre. Thonë se nuk donin të kishin probleme në të ardhmen kur të regjistrohej në shkollë ose nëse dikush do të donte ta largonte djalin nga ata. Megjithëse është e qartë që ata nuk mund t’i japin Isaleos diçka tjetër përveçse një strehë e pak ushqim edhe pse janë të vendosur të mos e privojnë nga mundësia për ta arsimuar.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038299560546875