Besnik Canolli është ai që ka arritur ta mbajë gjallë frymën e grupit 2Po2 duke i rezistuar çdo dalje të re të rrymës Hip-Hop.
Por nëse deri tani mund të ishit bërë nostalgjikë duke dëgjuar disa nga hitet e 2Po2, ky i fundit i rikthen në kohë fansat në një mënyrë krejt tjetër. Ai ka postuar për herë të parë një foto të tijën kur ka qenë i vogël. E kishit menduar ndonjëherë se çfarë fëmije do të kishte qenë ai “djali i keq” ? Nëse jo, shihni këtë foto. Aty reperi është nën shoqërinë e dy djemve të tjerë dhe në këtë mënyrë i vënë në provë fansat nëse do të arrijnë ta gjejnë se cili prej tyre është ai. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, besojmë se fansat e vërtetë të reperit nuk do ta kenë të vështirë për të “qëlluar në shenjë” .