INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si ka përfunduar çështja gjyqësore mes Kylie Jenner dhe Kylie Minogue [VIDEO]

Ja si ka përfunduar çështja gjyqësore mes Kylie Jenner dhe Kylie Minogue [VIDEO]

Publikuar më: 10:58 07-02-2017

Në luftë për një “Kylie”!

Pas seancash gjyqësore dhe vendosmërie nga të dyja palët, duket se e vogla e familjes Kardashian duhet të pranojë disfatën. Këngëtarja Austrliane i ka vendosur “frenat”  Kylie Jenner për të përdorur emrin “Kylie” si firmën e saj personale. Kjo u aprovua gjithashtu edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave në SHBA.  Lufta ka nisur që në 2014-ën kur Kylie Jenner përdori për herë të parë emrin “Kylie” për produktet e saj. Nga ana tjetër, këngëtarja 48-vjeçare, e njohur në gjithë botën si një ikonë e Pop-it, aktore  dhe aktiviste në luftën kundër kancerit të gjirit njihet prej kohësh me emrin “Kylie” dhe këtë nuk mund ta personalizojë një “personazh televiziv i dorës së dytë”, kështu të paktën janë shprehur avokatët e saj. Ndërkohë ne mund të shijojmë këngën e saj “Get Outta My Way”, sa i shkon çështjes…

Article Logic
Execution time: 0.0036900043487549