INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si kanë qenë fëmijë Vesa Luma, Ermal Meta dhe Jonida Shehu [FOTO]

Ja si kanë qenë fëmijë Vesa Luma, Ermal Meta dhe Jonida Shehu [FOTO]

Publikuar më: 16:22 12-06-2018

Kur je personazh i njohur publik, të tjerët kanë akoma edhe më shumë interes për të parë sesi kanë qenë figurat e rëndësishme të ekranit fëmijë. Sot në emisinin “Fun Day” me moderatoren Fatma Methasanin në rubrikën ‘Dikur dhe Sot’ është sjellë në vëmendje fëmijëria e Jonida Shehut, Ermal Metës dhe Vesa Lumës. Si ata kanë qënë fëmijë dhe se si ata duken sot. 

Vesa Luma është një ndër këngëtaret më pozitive dhe të talentuara të tregut muzikor shqiptar. Ajo prej disa vitesh është pjesë e industrisë muzikore, edhe pse kohët e fundit e shohim më të tërhequr dhe kjo shumë e justifikueshme, pasi është nënë, por merret edhe me gazetari. Ne u bëmë shumë kuriozë të dimë se si Vesa ka qenë fëmijë dhe këtë kuriozitet na I ka shuar ajo nëpërmjet një fotoje që ka hedhur në Instagram ku shfaqet e vogël. E ëmbël e bukur, me shumë pak ndryshim me atë se si duket sot, por nga sytë mund ta njohim mjaft lehtë. Një fëmijë shumë i lumtur dhe me një buzëqeshje vesh më vesh. Duhet të theksojmë edhe flokët e gjata të Vesës në atë periudhë. Sot Vesa është bërë akoma më shumë simpatike, flokët e saj bjonde dhe buzëqeshjen karakteristike ngelet një artiste shumë e dashur për publikun.

Vesa_Luma.jpg

 


Nëse sheh foton kur Ermal Meta shfaqet fëmijë e ke të vështirë ta dallosh se me cilin personazh kemi të bëjmë. Ai ka qenë shumë ndryshe nga ç’është sot edhe kjo ndoshta për faktin se në foton që kemi fëmijë nuk i dallojmë dot kaçurrelat e tij karakteristikë. . Sigurisht që e dallojmë sot nga kaçurrelat e tij, përpos talentit të padiskutueshëm. Ai që fëmijë ka udhëtuar drejt Italisë dhe sot është një ndër këngëtarët më të suksseshsmë jashtë, që na ka bërë mjaft krenarë.

Ermal_Meta.jpg


Gjithashtu sjellim edhe foton se si Jonida Shehu ka qenë fëmije dhe ka qenë vetë moderatorja simpatike që e ka ndarë sot në ditën e saj të lindjes këtë foto në Instagram. Një vajzë e qeshur, dhe mjaft simpatike, siç është edhe sot Jonida.

Jonida_Shehu.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039188861846924