INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si lindi dhe vdiq reforma në drejtësi sipas Petrit Vasilit

Ja si lindi dhe vdiq reforma në drejtësi sipas Petrit Vasilit

Publikuar më: 19:56 13-12-2017

Padyshim reforma në drejtësi ishte dhe është një ndër çështjet më madhore dhe më të përfolura në vendin tonë. Sipas Petrit Vasilit, Kryetarit të Grupit Parlamentarë të LSI-së, reforma lindi shumë e shëndetshme por, gjendja në të cilën ajo ndodhet tani është shumë e rëndë.

I ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv Petrit Vasili, është shpreh se reforma në drejtësi është në një situatë shumë të rëndë, pavarësisht se lindi nga 140 vota. Kjo situata, sipas Vasilit, ka arritur në këtë pikë sepse nuk është zbatuar pikë për pikë Kushtetuta.

“Tani edhe ju jeni qytetarë të këtij vendi edhe ju keni qenë ndër ata që këni votuar, që a duhet reforma në drejtësi. Të gjithë kemi thënë po. Tani u kanë thënë që këtë nuk e zgjedh më politika, s’ka  më punë parlamenti. Këtë punë e zgjedhin prokurorët  dhe parlamenti vetëm në fund jep votën për kandidatët që vijnë atje. Tani këtë punë e ka rrëmbyer, komisioni i ligjeve apo Edi Rama”, është shprehur zoti Vasili. Sipas tij reforma ka vdekur.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

 

Article Logic
Execution time: 0.0035228729248047