Në ditën e saj të lindjes deputetja e LSI-së Monika Kryemadhi ka marrë shumë buqeta me lule nga miq, familjarë, por dhe nga të rinjtë e LRI-së me rastin e 43 vjetorit të saj. Teksa ka falenderuar të gjithë për dhuratat dhe emocionet që i përcollën, Kryemadhi ka ndarë publikisht lajmin se lulet ua ka dhuruar nënave të reja që sapo kanë lindur në maternitetin "Mbretëresha Geraldinë".
Ajo shkruan:
“Faleminderit të gjithë shokëve dhe miqve për urimet, emocionet, dashurinë që më dhuruan për ditëlindje! Si asnjëherë, 43 vjetori ka qenë viti ku kam marrë më shumë lule se kurrë.
Ndaj nuk do mërziteni, por përfituam nga rasti që lulet tuaja të dhuronin dashuri të dyfishtë dhe sot gjenden pranë nënave të reja që sapo kanë lindur në maternitetin "Mbretëresha Geraldinë".
Javë të mbarë, dashuri dhe mirësi në familjet tuaja! P.S: Faleminderit të rinjve të LRI-së, që shkuan sot te bebet e sapolindura”.