Sipas një kërkimi të shkollës së shëndetit publik në Massachusetts, faktori kryesor i sëmundjeve kancerogjene është mënyra e jetësës.
Kanceri është një sëmundje e komplikuar. Që në lindje ne përjetojmë devijime gjenetike te cilat së bashku me mënyrën e jetesës çojnë drejt disa sëmundjeve. Ndryshimet e ADN-së vazhdojnë për sa kohë ne rritemi. Me kalimin e viteve qelizat tonë vazhdojnë të ndahen dhe priren drejt mutacioneve gjenetike.
Disa nga këto gabime sjellin dhe sëmundje të rënda si tumoret apo kanceri. Pirja e alkoolit, duhanit, mos mbajtja e një diete janë faktorë të cilët rrisin rrezikun për kancer. Ky stil jetese shkakton vjetrimin dhe vdekjen e qelizave, dhe në këtë rast është gati e pamundur të luftohet sëmundja.
Të paturit një jetë të shëndetshme duku mos abuzuar do të sjellë një jetesë më të mirë pa sëmundje.