“Si jashtë shtetit!”, e quan kryebashkiaku Veliaj këtë mënyrë të re të parkimit të makinës në kryeqytet.
Çdo qytetar i Tiranës ka mundësinë të paguajë me celularin e tij dhe të paguajë parkingun për aq orë sa do të qëndrojë, vetëm duke dërguar numrin e targës tek numri i Bashkisë, 50-500 i cili është i aksesueshëm nga të gjithë operatorët.
Pas dërgimit të SMS, drejtuesit e automjeteve paguajnë parkingun për një orë, ndërsa 10 minuta përpara se të përfundojë koha e parkimit, do të vijë një SMS i cili do të thotë, “Mund ta lëvizësh makinën sepse po të përfundon parkimi ose duhet të çosh edhe një SMS tjetër, nëse do të paguash edhe për një orë tjetër”.
Projekti po pilotohet fillimisht në rrugën “Myslym Shyri”, në rrugën “Ibrahim Rugova”, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, e mandej do të shtrihet në të gjithë zonën A. Çdo e ardhur që vjen nga parkimi do të shkojë për realizimin e punëve publike në qytet dhe për mbjelljen e pemëve në Pyllin Orbital.
Për më tepër, shihni videon ku demonstrohet procedura e thjeshtë e pagesës së parkimit në Tiranë.