INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si ndikon e qara në shëndetin tonë

Ja si ndikon e qara në shëndetin tonë

Publikuar më: 09:20 17-06-2016

Jeta është e mbushur plot gëzime dhe hidhërime, duke na dhuruar të qeshura dhe të qara. E qara bën mirë, pasi është një shenjë e mirë e shëndetit, një manifestim fiziologjik, ku me anë të tyre ke mundësi të shfaqësh anën tënde emocionale.

Emocionet e fshehura nuk i bëjnë mirë organizmit, sepse bëjnë që brenda teje të ketë shumë tension, duke sjell me vete dhe mjaft pasoja negative. Çdo lot shndërrohet në një të mirë të mundshme për organizmin, në momentin që iu vjen të përloteni.

Nuk qajmë gjithmonë vetëm pas dhimbjes, por ka plot të tilla ndodh edhe si pasojë e emocioneve të bukura sidomos. Në ndryshim nga burrat theksojmë se gratë janë shumë më të ndjeshme.

Gratë qajnë rreth 16 muaj nga jeta e tyre. Kjo vjen si pasojë e ngjarjeve nga më të ndryshmet, si për shembull gëzimi dhe suksesi i fëmijëve të tyre, i cili të krijon pafundësisht emocione saqë nuk mban dot veten nga lotët.

Meshkujt qajnë shumë më pak, kjo lidhet me arsyet kulturore dhe edukative, të cilët i bëjnë më të fortë për të përballuar situata të ndryshme në jetë.

Article Logic
Execution time: 0.0032899379730225