INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si ndjehet pas lirimit të N. Vishës gjyshja e saj…Reagojnë keq familjarët e Muçës!

Ja si ndjehet pas lirimit të N. Vishës gjyshja e saj…Reagojnë keq familjarët e Muçës!

Publikuar më: 12:27 25-03-2016

Gjyshja e Nazime Vishës është befasuar dhe gëzuar kur mësoi papritur për vendimin e Presidentit Nishani. Ajo nga ambjentet e jashtme të burgut të grave, nuk ka mbajtur dot emocionet për lirimin e mbesës së saj, duke thënë se kishte vrapuar për tek burgu dhe ndau vetëm falenderime. Ajo e nisi me falenderoj gjithë gazetarët, pasi sipas saj mediat kanë bërë shumë për Nazimen. Gjithashtu falenderoi shtetin shqiptar, Presidentin Bujar Nishani dhe Ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani. Gjyshja e Nazimes tha se erdhi e para, pasi prindërit e saj jetojnë në fshatin Zall-Bastar e nuk janë këtu afër.

Reagojnë ashpër për lirin e Vishës familjarët e Muçës…

Dekreti i faljes së Nazime Vishës nuk është pritur aspak mirë nga familjarët e Fiqiri Muçës, përdhunuesit të 23-vjeçares, për vrasjen e të cilës e reja ishte dënuar. Ata e konsiderojnë vendimin e padrejtë.
I ati dhe gruaja e Fiqiri Muçës, ka quajtur vendimin e Presidentit Bujar Nishani të paarsyeshëm. Zyber Muça thotë se Nazimja duhet të kryente dënimin dhe shteti nuk ka vendosur drejtësi për djalin e tij të vrarë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040597915649414