Samanta është kthyer 13 vite pas me këtë video ku na rikujton pjesëmarrjen e saj në spektaklin "Ethet e së premtes mbrëma".
"Kur nisa ëndrrën time,13 vite më parë! Vetëm 13 vjeç" shkruan 26 vjeçarja krenare për arritjet e saj të deritanishme në muzikë. Ndërsa sot, përveç zërit më të pjekur Samanta ka ardhur ndryshe nga viti në vit, ashtu siç e ka përcaktuar ajo veten në njërën nga këngët e saj “Femër fatale”. Për të parë se si ka qenë dikur kjo vajza seksi që është bërë sot, hidhini një sy videos së postuar nga vetë këngëtarja.