Si një ndër këngëtaret më ‘in’ të momentit, Tayna po rrëmben goxha vëmendje.
U bë e njohur me këngën ‘Marihuana’ në bashkëpunim me Don Phenom, por më pas solli edhe këngën e fundit solo, me titull ‘Shqipe’. Suksesi i saj mjaftoi që Tayna të bëhej një ndër të preferuarat për t’u ftuar në koncerte të ndryshme.
Por ndërkohë që po përflitet për rivalitet me reperen tjetër, Rina, ajo ka dhënë hapur mendimin e saj për Elvana Gjatën.Dikush nga ndjekësit e ka pyetur për këngëtaren dhe reperja nuk ka ngurruar të thotë: ”Një herë në 10 vjet del ni asi lloj artiste’.
Larg asaj pamjes serioze që shfaq në skenë apo ekran, Tayna tregoi sa modeste është në të vërtetë.